Maqedoni
Plenumi studentor në UShKM, bojkot aktiv zgjedhjeve të 30 qershorit
23.06.2016 15:31
Plenumi studentor u bëri thirrje studentëve të bojkotojnë zgjedhjet për kryetar të ri të parlamentit studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”...

Plenumi studentor u bëri thirrje studentëve të bojkotojnë zgjedhjet për kryetar të ri të parlamentit studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, që duhet të mbahen më 30 qershor.
Nga Plenumi studentor theksojnë se këto zgjedhje janë jolegjitime dhe ilegale.
“Plenumi student ka vendosur të bëjë një bojkot aktiv për zgjedhjet e shpallura për një kryetar të ri të Parlamentit studentor, sepse zgjedhjet janë jolegjitime dhe ilegale. Kryetari i Parlamentit studentor, Kirill Spirovski, i ka caktuar zgjedhjet në periudhën kur studentët nuk janë këtu, shumica e studentëve janë të kthyer në qytetet e tyre apo jashtë vendit. Gjithashtu zgjedhjet janë shpallur jashtë vitit akademik”,- deklaroi Dea Zdravkovska nga Plenumi studentor.
Nga Plenumi studentor u munduan që të hynë brenda zyrave të Parlamentit studentor, por dyert ishin të mbyllura.
Ata në mënyrë simbolike vendosën një kuti votuese para derës dhe në të kanë vendosur letra ku sqarojnë se zgjedhjet e shpallura për kryetar të ri të Parlamentit studentor janë jolegjitime dhe ilegale.
REJHANE BUSHI-METAJ
