Maqedoni
Sllupçan, përkujtohet dëshmori i kombit, Beqir Sadiku
23.06.2016 16:20
Në Kompleksin e dëshmorëve të vitit 2001, në fshatin Sllupçan, në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve, invalidëve të luftës dhe qytetarëve tjerë...

Në Kompleksin e dëshmorëve të vitit 2001, në fshatin Sllupçan, në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve, invalidëve të luftës dhe qytetarëve tjerë, në 15 vjetorin e tij të rënies në altarin e lirisë është përkujtuar dëshmori i kombit, Beqir Sadiku–Komandant Sllupçani.
Beqir Sadiku–Komandant Sllupçani, ka rënë 15 vite më parë gjatë betejës së lavdishme të Haraçinës. Me këtë rast të gjithë të pranishmit bënë homazhe tek varri i Beqir Sadikut dhe varret e dëshmorëve të tjerë.
NEXHAT AQIFI
