Maqedoni
Takimi i dytë publik i Agjencisë së mediave, vërejtje në punën e mediave të mbikëqyrura
23.06.2016 16:42
31 vërejtje për 19 radiodifuzerë, dy vërejtje për dy editues të mediave të shtypit dhe katër vendime për vërejtje dhe për shkyçjen e serviseve programore ka shqiptuar...

31 vërejtje për 19 radiodifuzerë, dy vërejtje për dy editues të mediave të shtypit dhe katër vendime për vërejtje dhe për shkyçjen e serviseve programore ka shqiptuar Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele.
“Për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore, në tre muajt e kaluar Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale shqiptoi 31 vërejtje për 19 radiodifuzerë, dy vërejtje për dy editues të mediave të shtypit dhe katër vendime për vërejtje dhe për shkyçjen e serviseve programore. Për shkak të mosrespektimit të rregullave për mbrojtjen e publikut minoren dhe me vërejtje paraprake nga Agjencia, në vijim është zbatimi i një procedure për barazim”,- deklaroi drejtori i AShMAV, Zoran Trajçevski.
Një pjesë e aktiviteteve të Agjencisë, pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u anuluan, ka qenë edhe fillimi i monitorimit të programit 24 orësh të televizioneve dhe radiove nacionale, gjegjësisht programet informative, ku për shkak mosrespektimit të dispozitave të Kodit zgjedhor, Agjencia shtroi tre padi kundër tre televizioneve nacionale.
Në takim u prezantua edhe propozimi i Komisionit Evropian për ndryshimin e direktivës audiovizuale dhe për në fund të gushtit këtë vit u prolongua rrumbullakimi i projektit IPA 2011, me të cilin Agjencia siguroi pajisje për monitorimin e përmbajtjeve mediale.
LEUNORA KALIQI
