Maqedoni
"Karrotreci" në Shkup largoi 64 automjete
24.06.2016 12:00
Shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta në pesë nga gjithsej 10 aksidente të regjistruara të komunikacionit në 24 orët e fundit në Shkup...

Në pesë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Me ndihmën e automjetit speacial "karrotrec" janë larguar 64 automjete.
Siç informon Dragan Veljanovski, inspektor i pavarur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, policia e komunikacionit ka sanksionuar 15 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular, 33 janë parkuar në mënyrë jopërkatëse, 18 shoferë kanë drejtuar automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe shtatë drejtues të biçikletave, me motor mopedë dhe motoçikleta të cilët nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse në kokë.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 64 automjete.
Në suaza të projektit "Kultura e komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore", do të realizohen punëtori edukative në Kopshtin e fëmijëve "Orce Nikolov" objekti Karposh 4 në komunën Karposh./mia
