Botë
Britania del nga BE, Cameron jep dorëheqjen
24.06.2016 12:11
Anglia votoi për largimin nga Bashkimi Europian. Në referendumin historik të së enjtes, britanikët i thanë “jo” qëndrimit në BE...

Anglia votoi për largimin nga Bashkimi Europian. Në referendumin historik të së enjtes, britanikët i thanë “jo” qëndrimit në BE, duke përmbysur kështu çdo sondazh parazgjedhor që i jepte një epërsi të lehtë kampit “pro”.
Rreth 52% e britanikëve kanë votuar “pro” daljes nga BE, duke e bërë fakt tashmë daljen nga Bashkimi Europian. E përkthyer në vota, 17 milionë e 410 mijë e 42 e qytetarëve votuan që të dalin nga BE dhe 16 milionë e 141 mijë e 241 votuan “pro” qëndrimit në Union.
Anglia dhe Uellsi kanë qenë ato që kanë përcaktuar edhe daljen nga BE, duke qenë edhe dy shtetet e vetme britanike që kanë votuar “pro” saj.
Në Skoci, Gjilbratar dhe Irlandën e Veriut është votuar “pro” qëndrimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri, David Cameron, njoftoi dorëheqjen e tij, gjithsesi duke uruar britanezët për votën e lirë. Cameron tha se pavarësisht daljes nga BE, Britania është një ekonomi e fortë.
“E gjithë bota mësoi vendimin që mori Britania e Madhe, por Britania ekonomike është e fortë. Çdo gjë e ka një zgjidhje, ne do të kalojmë në një fazë tjetër të bisedimeve me BE-në për të treguar interesin e të gjitha shteteve të Mbretërisë së Bashkuar. Ekonomia jonë do të marrë një tjetër ritëm dhe për këtë arsye unë jam i mendimit për të rinegociuar me BE-në. Ky referendum nuk përjashton asnjë politikan, përfshirë këtu edhe mua, dhe unë mendoj se vendi kërkon një lidershpit tjetër”,- deklaroi kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameroon.
Udhëheqësi i fushatës për largimin nga BE-ja, Nigel Farage, tha se 23 qershori do të hyjë në historinë e Britanisë si “Dita e Pavarësisë”.
LEUNORA KALIQI
