Botë

Itali, rekord zbarkimesh, brenda katër orëve 5 mijë emigrantë të shpëtuar në det

24.06.2016 12:18

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rekord operacionesh shpëtimi emigrantësh në ujërat e Mesdheut...

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rekord operacionesh shpëtimi emigrantësh në ujërat e Mesdheut.

“Mbi 5 mijë emigrantë priten të mbërrijnë gjatë orëve të ardhshme në brigjet italiane të Sicilisë, pas rreth 43 operacione shpëtimi të ekzekutuara në këto 24 orë”,- informon Roja bregdetare italiane.

Operacionet e shpëtimit janë kryer në bashkëpunim me flotën e operacionit evropian, Frontex.

Sipas Rojës bregdetare italiane, ky rekord zbarkimesh është një strategji e njohur e trafikantëve dhe skafistëve që përfitojnë nga moti i mirë e kushtet e përshtatshme klimatike të orëve të fundit.

Gjatë këtyre operacioneve është rikuperuar dhe trupi i pajetë një gruaje në bordin e një gomone.

Roja bregdetare italiane ka informuar gjithashtu se është në gatishmëri të plotë aparati i pritjes dhe i identifikimit të emigrantëve, si dhe janë përcaktuar pikat e shpërndarjes së tyre në territor.