Botë

Tusk: moment dramatik për Britaninë, duhet të reflektojmë mbi të ardhmen e Unionit

24.06.2016 12:33

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian duket se nuk është pritur mirë edhe nga presidenti i Këshillit të Europës...

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian duket se nuk është pritur mirë edhe nga presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.

“Ky është një moment edhe më dramatik, sidomos për Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar negativ. Nuk do të ketë vakum ligjor”,- ka deklaruar Tusk. Por, ai është shprehur se 27 vendet e  BE-së janë të vendosura të mbajnë unionin. Tursk, gjithsesi, thotë se do t’u propozojë udhëheqësve të BE-së që të fillojnë një reflektim të gjerë mbi të ardhmen e Unionit.