Botë

Papa e fillon vizitën në Armeni

24.06.2016 13:02

Papa Françesk e fillon sot vizitën triditëshe në Armeni, ku pritet t’i paraqes shqetësimet për vuajtjet e të krishterëve në Lindjen e Mesme të përfshirë nga lufta...

Armenia i ka mirëpritur mijëra refugjatë që kanë ikur nga persekutimi në Siri dhe Irak.
 
Në kuadër të qëndrimit në Armeni, përfshihet edhe vizita në memorialin kryesor të Armenisë, për vrasjet e më se një milion armenëve nga Perandoria Osmane gjatë periudhës 1915 – 1917. Parashihet edhe takimi me pjesëtarët e komunitetit të vogël katolik.
 
Papa Françesk është Papa i dytë që e viziton Armeninë prej se është pavarësuar nga ish-Bashkimi Sovjetik./evropaelire