Botë

Pakistan: Nga bomba – 3 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

24.06.2016 14:08

Policia në Pakistan thotë se së paku tre vetë janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një bombë, që ka shpërthyer në qytetin e trazuar jugperëndimor, Kueta...

Policia ka njoftuar se bomba ishte bartur në biçikletë, e cila ishte parkuar në një hapësirë tregtare, në rrugën për në aeroportin e qytetit.
 
Nga eksplodimi janë dëmtuar edhe disa dyqane.
 
Zyrtarët policorë thanë se duket se qëllimi i shpëthimit ishte të shkaktoj “panik dhe terror”.
 
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm./evropaelire