Maqedoni

Kriza politike, Bejli: funksionimi normal i PSP-së, domosdoshmëri

24.06.2016 14:34

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, vlerëson se partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të punojnë në mënjanimin...

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, vlerëson se partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të punojnë në mënjanimin e pengesave për punë normale të Prokurorisë Speciale Publike. Sipas Bejlit, të gjitha partitë duhet të angazhohen maksimalisht për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës.
 
“I nxisim të gjitha partitë politike dhe institucionet të punojnë në mënjanimin e të gjitha pengesave për PSP-në. Kjo është shumë me rëndësi për vendosjen e përgjegjësisë për përgjimin dhe bisedat të cilat dolën prej tij. Siç tha BE-ja dje, përgjegjësia e partive është ta zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinës dhe ta lëvizin Maqedoninë drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO”, -deklaroi amasadori i ShBA-ve në RM, Xhes Bejli.
 
Bejli ka komentuar edhe deklaratën e LSDM-së për të bojkotuar punën e Kuvendit deri sa Gjykata Kushtetuese të vlerësojë kushtetutshmërinë e punës së PSP-së.
 
Sipas tij, Kuvendi duhet të punojë normalisht.