Maqedoni
Projekti “Reaktor”, mungojnë trajnimet për rikualifikim
24.06.2016 15:02
Kategoritë e rrezikuara sociale ka mundësi të punësohen, por mungojnë trajnimet paraprake në mënyrë që ata të kualifikohen dhe klasifikohen në vende adekuate të punës...

Deri te një konstatim i tillë ka ardhur projekti “Reaktor” i realizuar në Maqedoni në bashkëpunim me projektet e njëjta në Kosovë dhe Shqipëri.
“Në nivel rajonal, përfshirë Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë, akoma kapacitetet për punësimin e kategorive të margjinalizuara janë të vogla, megjithatë mundësitë për punësim përmes trajnimeve në këto organizata potenciali është i madh”,- deklaroi koordinatorja e projektit hulumtues, Marija Basheska.
“Hulumtimi që u zbatua 18 muaj dha një bazë me anë të së cilës mund të konkludojmë se ndërmarrjet sociale për integrimin e punës në vend bëhet domosdoshmëri për shkak të situatës së pavolitshme të grupeve të rrezikuara të tregut të punës”,- tha drejtoresha ekzekutive e Asociacionit për Hulumtim dhe Zhvillim Publik, Klimentina Ilevski.
Hulumtimi u zbatua me rreth 81 grupe të rrezikuara të ndryshme. 90% e të anketuarve në mënyrë deklarative kanë treguar gatishmëri të jenë të përfshirë në tregun e punës, 50% prej tyre nuk e dinë nevojën për trajnim, respektivisht për rikualifikim.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
