Nenit 50 i Traktatit të Lisbonës, procedura dyvjeçare për largim nga BE
Pasi britanikët votuan për largim nga BE-ja, procedurat e mëtejme duhet të rrjedhin sipas nenit 50 të Traktatit të Lisbonës...

Ky nen parashikon të drejtën e çdo vendi anëtar për të deklaruar në Këshill largimin nga Bashkimi Evropian.
Neni 50 përcakton fillimin e një procedure dyvjeçare negociimi për t’u dakordësuar mbi dy elemente thelbësorë: Çfarë do të ndodhë në periudhën transitore deri në daljen nga Bashkimi Evropian dhe cilat do të jenë modalitetet e bashkëpunimit pas shkëputjes nga BE.
Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare, Britania nuk do të jetë e aftë të marrë pjesë në asnjë vendimmarrje të BE-së, dhe që ajo të dalë duhet të miratohet nga 27 vendet tjera të BE-së dhe Parlamenti Evropian. Pastaj, pas daljes zyrtare të Britanisë nga BE-ja, mund të fillojnë negociata të reja për marrëveshje tregtare.
Aktualisht, disa grupe pro-Brexit janë në kërkim për një alternativë ndaj përdorimit të menjëhershëm të nenit 50.
Një ide është që të lihet neni 50 dhe të negociohej një marrëdhënie e re në mënyrë joformale. Shumica e diplomatëve mendojnë që BE thjesht do të refuzojë të negociojë derisa Britania të vërë në përdorim nenin 50.
Një tjetër propozim është që të mos përdorë nenin në tërësi, por në vend të tij të shfuqizojë Aktin e Komunitetit Evropian të vitit 1972, që fuqizon ligjet e BE-së, ose të kalojë një akt të ri, duke e lënë Britaninë jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Por, veprimi i njëanshëm do të vendoste Britaninë në shkelje të ligjeve evropiane dhe ndërkombëtare.
ERSAN PAJAZITI
