Botë

Obama rreth largimit të Britanisë nga BE: populli ka folur, e respektojmë vendimin

24.06.2016 17:03

Lidhur me referendumin britanik ka reaguar edhe presidenti amerikan, Barak Obama...

Lidhur me referendumin britanik ka reaguar edhe presidenti amerikan, Barak Obama, i cili ka thënë se do të kishte preferuar që Britania e Madhe të qëndronte në Bashkimin Evropian, por respekton vendimin e popullit britanik.

“Populli i Mbretërisë së Bashkuar ka folur dhe ne e respektojmë vendimin e tyre”,- ka thënë Obama.

Ai njëherit ka shtuar se: “Marrëdhënia e veçantë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme dhe anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në NATO mbetet një gurthemel i rëndësishëm i politikës së jashtme të sigurisë dhe politikave ekonomike të ShBA-ve”,- shtoi Obama, i cili siguroi BE-në që marrëdhëniet e bllokut me ShBA-të do të mbeten të pandryshuara.