Botë

Tiranë, ministri Lutfiu takon ministren Nikolla

24.06.2016 17:12

Thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkëmbimi i stafit akademik ka qenë në qendër të takimit të ministres së Arsimit të Shqipërisë...

Thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkëmbimi i stafit akademik ka qenë në qendër të takimit të ministres së Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe homologut nga Maqedonia, Pishtar Lutfiut.

Menjëherë pas takimit, Lutfiu dha për TVM2 detaje mbi atë çka ishte biseduar.

Një vend të rëndësishëm në takimin dypalësh zuri dhe njohja reciproke e diplomave të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë të dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua nevoja e lidhjes dhe bashkëpunimit për hartimin e projekteve të përbashkëta në programet “Erasmus plus” dhe “Horizont 2020”.

LULJETA NDOKA