Botë
Shqipëria dhe Kosova: largimi Britanisë nga BE, lajm i keq
24.06.2016 17:30
Edhe autoritetet në Shqipëri dhe Kosovë e kanë quajtur lajm të keq largimin e Britanisë nga BE...

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, vlerëson se ky referendum e vë Britaninë e Madhe, por edhe vetë BE-në, në pozita të vështira dhe se për të dyja sot është një ditë e keqe.
“BE, në fazë reflektimi, prioritet menaxhimi i krizave. Klasa politike shqiptare të përfundojë detyrat e shtëpisë”,- është shprehur Bushati.
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se për Kosovën mbetet i pandryshueshëm bashkëpunimi me Britaninë dhe rruga drejtë BE-së.
“Me keqardhje mësuam lajmin për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Përkundër këtij zhvillimi, ne besojmë se ka diçka që i bënë të pandashëm Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe dhe Kosovën: demokracia liberale, të drejtat dhe liritë e njeriut, vlerat e shoqërisë së hapur dhe ekonomia e tregut të lirë, mes shumë vlerave të tjera”, ka vlerësuar Veseli.
