FFM-LOGO

Logo-ja e re e FFM-së, plagjiaturë?!

28.03.2014 18:44

Në rrjetin social “twitter” është paraqitur fotoja në të cilën vërehet se emblema e re e federatës së futbollit të Maqedonisë është e ngjashme me atë të Federatës irlandeze të futbollit dhe aplikacionin Zhogabo (Jogabo), për organizimin e ndeshjeve dhe statistikave……..

Logo e re e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është plagjiaturë?!Në rrjetin social “twitter” është paraqitur fotoja në të cilën vërehet se emblema e re e federatës së futbollit të Maqedonisë është e ngjashme me atë të Federatës irlandeze të futbollit dhe aplikacionin Zhogabo (Jogabo), për organizimin e ndeshjeve dhe statistikave.

Ngjashmërinë mes tyre i pari që e kishte publikuar në “twitter” ishte shfrytëzuesi i këtij rrjeti social me profilin e tij “@Jumbomkd”, që më pas shumë shpejtë të shpërndahet nëpër tërë botën dhe përmes faqes zyrtare të Zhogabo (@Jogabo) në “twitter”.

Pronarët e këtyre të fundit janë ta habitur nga vendimi që një Federatë e Futbollit të shfrytëzojë pikërisht logon e tyre si emblemë në fanellat e tyre kombëtare. (infOSport.mk)