Botë

Kërkesa për referendume në Itali, Holandë...

24.06.2016 20:03

Vendimi i Britanisë që ta braktisë BE-në, ka ngritur domino efekt në disa shtete evropiane si Italia, Franca dhe Holanda...

Vendimi i Britanisë që ta braktisë BE-në, ka ngritur domino efekt në disa shtete evropiane si Italia, Franca dhe Holanda ku partitë e djathta dhe euroskeptikët menjëherë dolën me kërkesa për referendum edhe në shtetet e tyre.
 
Liga veriore opozitare italiane, ngrit fushatë për grumbullim të nënshkrimeve për referendum siç është mbajtur ai dje në Britani, deklaroi sot lideri i kësaj partie dhe deputet në PE, Mateo Salvini.
 
Paraprakisht, mbajtje të referendumit në shtetin e tij propozoi edhe lideri i Partisë antievropiane të lirisë, Gert Vilders.
 
Ai theksoi se nëse zgjedhet kryeministër në zgjedhjet në mars do të konvokojë referendum.
 
Kryetarja e partisë ultradjathtiste franceze Fronti nacional, Marin le Pen e ka përshëndetur vendimin e Britanisë që ta braktisë BE-në dhe bëri thirrje për mbajtje të referendumit edhe në Francë.
 
Partia popullore daneze ka bërë thirrje në mbajtje të referendumit me pyetje për anëtarësim në BE, por kryeministri danez e ka hedhur poshtë këtë mundësi.
 
Në Suedi, e cila nga vitit 1995 është anëtare e BE-së, Demokratët antimigrantë suedeze publikuan në Tuiter - Tani presim Shvegzit./mia