Maqedoni

Temperaturat e larta mjekët: Kujdes çfarë hani, mos dilni në diell

25.06.2016 15:51

Java që lamë pas u katrakterizua me temperature përvëluese që cuan deri në shp[alljen e fazës së portokallë të meteo-alarmit në pjesë të ndryshme të vendit...

Mjekët këshillojnë që të kemi kujdes të madh në ruajtjen e shëndetit ,dhe në raste të nevojshmë  të vizitojmë mjekun amë.
 
Më të rrezikuar në këto temperatura të larta janë të sëmurët kronik,gratë shtatzëna dhe personat në moshë, megjithatë në këtë periudhë me të nxehtë përvëlues, të gjithë duhet të konsumojmë më tepër lëngje, me pak kofeinë dhe nikotinë.
 
“U rekomandojmë pacientëve si dhe familjarëve  të tyre, që cdo person i cili është i rrezikuar nga sezona e verës dhe temperaturat e larta si mund të na ndihmojnë neve si mjek dhe si shërbim shëndetësor mjeksor për momentin i cili funksionojmë është që ti bëjnë kontrollet  e rregullta tek mjekët e tyre amë ,gjithashtu rehidrimi të jetë vazhdmimisht me lëngje ,ujë dhe konsumim më të  paktë të kofeinit,nikotinit si dhe largimi   prej ambienteve në përiudhën më të nxehtë ,aktivitetet ti lënë kur janë tempertuarat më të ulta para orës 10 dhe pas orës 17 …vëmendje të vecantë duhet tu përkushtohet shtatzënave dhe personave të shëndoshë mbi 60 vjec ato duhet tu shmangejn lëvizjeve …Pacinetët me sëmundje kronike janë më të rrezikuar dhe duhet ta marrin cdoherë në kohë terapinë e tyre”, tha Anila Bellcishta, Mjeke.
 
Mjekja Anila Bellcishta rekomandon  që ti shmangim daljeve të shpeshta në temperataurat e larta, të konsumojmë lëngje sidomos ujë, të hamë ushqim të lehtë dhe pa yndyrëra,  ndërsa preferohet përdorimi I shpeshtuar I  pemëve dhe perimeve  sezonale që posacërisht në këtë periudhë të nxehtë, duhet ti marrim në sasi më të madhe.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI