Maqedoni
N.P ”Rrugët e Maqedonisë” Kadriu: Qeveria të na miratojë program të ri
25.06.2016 15:56
Ndërrmarja publike “Rrugët e Maqedonisë”, në afat rekord brenda gjashtë muajëve, ka përfunduar projektet e realizuara për vitin 2016...

Ndërrmarja publike “Rrugët e Maqedonisë”, në afat rekord brenda gjashtë muajëve, ka përfunduar projektet e realizuara për vitin 2016, dhe ka këkruar nga Qeveria miratimin e projektve të reja për të funksionuar gjatë pjesës së mbetur të vitit.
Nga kjo ndërrmarje thonë se tanimë janë përfunduar rrugët nga Reçica deri në Gostivar, rrugët e komunës së Sarajit dhe disa rrugë në komunën e Kërçovës.
“Këto rezultate i shënojmë në kohën kur shumë punëtorë dhe ekspertë patën lëshuar ndërmarrjen tonë, për shkak të krizës me të cilën përballej deri para disa viteve. Kërkojmë nga Agjencia Shtetërore e Rrugëve dhe nga Qeveria që tani të parashohin mjete dhe punës shtesë për NP “Rrugët e Maqedonisë” me qëllim që të mos na përsëritet kriza e mëhershme kur vonoheshin rrogat e punëtorëve. Ne si ndërmarrje jemi të gatshëm plotësisht për të realizuar çdo program që do të na besohet”, tha Gajur Kadriu, drejtor i N.P. “Rrugët e Maqedonisë”
Sipas Kadriut është hera e parë që kjo ndërrmarje realizon planin vjetor brenda gjashtë muajëve, gjë që ka ndodhur për herë të parë në 75 vitet e funksionimit të saj.
GAZMEND REXHEPI
