Botë
Brexit-i Britanik, 5 alternativa për vazhdimin e mardhënieve me BE
25.06.2016 16:00
Tashmë për Britaninë ka 5 alternativa të mundshme për tu konsideruar “pjesë e BE”-së, por jo më si anëtare me të drejta të plota në Union...

I pari që mund të merret në konsideratë është modeli norvegjez . Sipas këtij modeli, Britana do të paguante 263 milionë paund në vit për të qenë pjesë e zonës ekonomike europiane , duke fituar kështu qasje me pjesën më të madhe të tregut të përbashkët.
Sipas modelit norvegjez, Britania do të kishte përfaqësues në institucionet e BE-së, por nuk do të mund të votonte për bllokun, nuk do të prekej nga rregullat e BE-së në fusha si bujqësia, drejtësia dhe çështjet e brendshme vetëm do ti kërkohej të zbatonte rregullat e BE-së përsa i takon tregut të brendshëm.
Modeli I dytë është ai zviceran. Në këtë rast nuk do të ishte as anëtarëe e BER-së e as e zonës ekonomike europiane, por do të mund të nënshkruante si Zvicra, më shumë se 100 marrëveshje të veçanta dypalëshe me BE-në në një sërë sektorësh. Do të ishte e detyruar të zbatojë rregullat e BE-së në zonat e tregut të Bashkimit Europian ku ka qasje, duhej të paguante në buxhetin e BE-së dhe pse nuk do të kishte të drejtë të votonte mbi rregullat e bllokut.
Varianti I tretë është ai I një unioni doganor. Në këtë rast Britania do të bëhej pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, ashtu si Turqia. Do të kishte qasje në tregun e lirë të mallrave industrialë, por jo shërbime financiare, do të përjashtohej nga ndërveprimi i organizmave dhe ligjet e punësimit.në këtë rast duhet të zbatojë rregullat në tregjet e aksesueshme dhe nuk do të kishte influencë mbi rregullat që duhen ndjekurnë BE-së.
Variant I katërt është ai I tregëtisë së lirë, njësoj si veprihet aktualisht me Islandën. Do të kishte një status jovotues në disa agjenci dhe programe të BE-së. Mund të vazhdojë të jetë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë të “Schengen”-it. Dhe variant I fundit ëhstë shkëputja e pastër, në kjëtë rast Britania mund të negociojë marrëdhënie tregtare përmes Organizatës Botërore të Tregtisë por kjo të thotë t’ia nisësh nga e para.
Gjithashtu në këtë variant Britania mund të përballet me një sërë tarifash të reja.
MODELI NORVEGJEZ
Paguan 263 milionë paund në vit për të qenë pjesë e zonës ekonomike europiane (EEA).
Fiton qasje në pjesën më të madhe të tregut të përbashkët.
Ka përfaqësues në institucionet e BE-së, por nuk voton për bllokun.
Nuk preket nga rregullat e BE-së në fusha si bujqësia, drejtësia dhe çështjet e brendshme.
I kërkohet të zbatojë rregullat e BE-së përsa i takon tregut të brendshëm.
MODELI ZVICERAN
Nuk është anëtare e BE-së apo e EEA-së.
Ka më shumë se 100 marrëveshje të veçanta dypalëshe me BE-në në një sërë sektorësh.
Detyrohet të zbatojë rregullat e BE-së në zonat e tregut të Bashkimit Europian ku ka qasje.
Duhet të paguajë në buxhetin e BE-së dhe nuk voton mbi rregullat e bllokut.
NJË UNION DOGANOR
Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, ashtu si Turqia.
Do të ketë qasje në tregun e lirë të mallrave industrialë, por jo shërbime financiare.
Përjashtohet nga ndërveprimi i organizmave dhe ligjet e punësimit.
Duhet të zbatojë rregullat në tregjet e aksesueshme.
Nuk ka influencë mbi rregullat e BE-së që duhen ndjekur.
MARRËVESHJA E TREGTISË SË LIRË
Britania mund të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, të ngjashme me atë të Islandës.
Do të kishte një status jovotues në disa agjenci dhe programe të BE-së.
Mund të vazhdojë të jetë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë të “Schengen”-it.
SHKËPUTJA E PASTËR
Britania mund të tentojë një largim të “pastër” nga BE-ja.
Mund të përpiqet të negociojë marrëdhënie tregtare përmes Organizatës Botërore të Tregtisë.
Britania mund të përballet me një sërë tarifash të reja.
ERSAN PAJAZITI
