Maqedoni

Projekti “Shkupi 2014”, vendoset edhe përmendorja e Nexhat Agollit

25.06.2016 17:11

Mbrëmë mbas mesnate ka arritur në Shkup edhe përmendorja e tretë e personaliteteve shqiptare, ajo e Nexhat Agollit...

Përmendorja e Nexhat Agollit, është vendosur në afërsi të ndërtesës së Telekomit që ndodhet në sheshin “Maqedonia”.
 
Emri i Nexhat Agollit në Maqedoni u aktualizua kur u përmend si një nga përmendoret e personaliteteve shqiptare që do të vendoseshin në sheshin e Shkupit, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
 
Ndryshe ai ka lindur në Dibër më 9 dhjetor të vitit 1914, ndërsa si vit i zhdukjes së tij nga regjimi komunist llogaritet viti 1949. Për herë të fundit emri i tij në opinion është regjistruar më 12 maj të vitit 1948, me rastin e shkarkimit nga posti i ministrit të Punës dhe Politikës dhe nënkryetarë i Qeverisë së parë të Maqedonisë.
 
Pjetër Bogdani, Josif Bageri dhe Nexhat Agolli janë tre personalitetet shqiptare që BDI kish premtuar se do t’i sjellë në Shkup.
 
Agolli, iu bashkangjit Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit, përmendoret e të cilëve u vendosën para 1 muaji në Shkup. Bogdani gjendet përballë Kuvendit të Maqedonisë, ndërkaq Bageri në afërsi të Teatrit të Maqedonisë.
 
GAZMEND KURTISHI