Maqedoni

Qeveria miraton ribalanc të buxhetit, ministri premton para për rroga

25.06.2016 17:15

Kabineti qeverisës mbrëmë ka miratuar Propozim ribalanc të buxhetit për vitin 2016 i cili do të kalojë në procedurë parlamentare njoftoi ministri i ri i financave Kiril Minovski...

Nevoja e miratimit të këtij ribalanci ka të bëjë me ndryshimin e parashikimeve fillestare për rritje të Bruto Prodhimit Vendorë  nga 4% në 2,3% sqaroi Minovski. Ai siguroi se me ribalancin ka para për rroga, pensione dhe transfere sociale, ndërsa shpenzimet kapitale do të mbeten në nivel të njëjtë.
 
“Ajo që dua ta ndajë me qytetarët është se me ribalancin nuk janë rrezikuar paratë, pensionet dhe transferet sociale, ndërsa tek shpenzimet kapitale ka zvogëlim, të cilat megjithatë mbeten në nivel të lartë dhe janë më të mëdha për 3,8 miliardë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Kirill Minovski, Ministër i Financave.
 
Minovski tha se ka zvogëlim të projeksioneve për rreth dy për qind apo për 3 miliardë denarë, ndërsa në anën shpenzuese ka zvogëlim për 804 milionë denarë, duke shtuar se si rezultat i ndryshimeve të projeksioneve në rritjen e BPV-së, është e domosdoshme që të kryhet korrigjim përkatës i projeksioneve të të ardhurave dhe shpenzimeve të përgjithshme.
 
Ai gjithashtu tha se është optimist trendi pozitiv i pagesës së tatimeve dhe kontributeve, që janë rritur në raport me tremujorët e parë të vitit 2015 edhe atë tek tatimet për 6,4 për qind, ndërsa tek kontributet për 5,7 për qind. Me ribalancin rritet edhe deficiti buxhetor nga i projektuari 3,2% me buxhetin e 3,6 përqindëve nga BPV-ja dhe do të arrijë 2,1 miliardë denarë tha Minovski.
 
NAIM RAMADANI