Maqedoni
LSDM: Maqedonia me infrastruktur më të keqe në rajon
25.06.2016 17:24
Si rezultat i politikave mashtruese të pushtetit, Maqedonia për momentin ka infrastrukturës rrugore më të keqe në rajon, tha sot Bllagoj Boçvarski, kryetar i Komisionit për Transport dhe Lidhje nga LSDM...

Sipas kësaj renditje ndërkombëtare për cilësinë e infrastrukturës në vitin 2015 Maqedonia është në vendin e 78 prej 100 vendeve. Përpara Maqedonisë është Azerbajxhani, Vietnami, Guatemala’, shton Boçvarski.
“Sipas Bankës Botërore Maqedonia në krahasim me vendet fqinje sa i përket cilësisë së rrugëve qëndron më keq. Nëse ndonjëherë ishim lider në rajon me cilësinë e rrugëve, ne tani jemi në fund fare. Nga qendra e Ballkanit, Maqedonia u bë vend i rrethuar me rrugët më të këqija. Si rezultat, qytetarët lëvizin në rrugë më të këqia. Kjo është një analizë e cilësisë së BE-së për cilësinë dhe sigurinë rrugore. Nga hulumtimi, 789 km rrugë në Maqedoni, sipas analizës së BE-së, vetëm 2% janë vlerësuar me 5 yje apo ngjyrë të gjelbër. Si të sigurta dhe të mira janë vlerësuar 15 kilometra ndërsa me vlerësim më të keq vetëm me një yll ose ngjyrë të zezë janë vlerësuar 39 % e rrugëve”, tha Bllagoj Boçvarski, kryetar i komisionit për transport dhe lidhje.
