Maqedoni
Fridrich: Në Maqedoni duhet të mbahen zgjedhjet sa më parë
25.06.2016 17:32
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të partisë më të madhe gjermane, Hans Peter Fridrih përgjegjës për çështje evropiane ka vlerësuar se organizimi i zgjedhjeve në Maqedoni janë mundësi e vetme për nxjerrjen e vendit nga kriza...

Në një intervistë për agjensioni MIA – Fridrih është shprehur se Maqedonia ka nevojë për një demokraci të mirëfillt, e cila do ti paraprinte krijimit të një qeverije stabile.
“Si e para më me rëndësi është që të kemi menjëherë zgjedhje në Maqedoni. Në një demokraci, zgjedhjet janë fundamentale për krijim të qeverisë dhe në Maqedoni ka nevojë për qeveri stabile.Unë shpresoj se opozita do ti përmbahet marrëveshjes për të cilat vet është dakorduar dhe së shpejti do të dakordohet për zgjedhje të reja”, ka thënë ish minsitri gjerman, Hans Peter Fridrih.
Diplomati gjerman ka komentuar edhe rolin e Prokurorisë Speciale Publike. Ai mes tjerash pret nga ky institucion të kryejë punën në mënyrë objektive dhe me besueshmëri.
“Kur një ndërmejtësues i tillë hyn në funksion, është me rëndësi të madhe që deri te të gjitha palët të jep sinjal se është neutral, objketiv dhe i besueshëm. Atëherë nga ky objektivitet dhe besueshmëri, do të varet qëndrueshmëria e vendimit i cili në fund do të prezatohet”, është shprehur ish minsitri, Fridrih.
Lidhur me integrimin e Maqedonisë në BE, Fridrih është shprehur se vendit i nevojitet stabilitet politik dhe ekonomik, ndërsa sa i përket kontestit me fqiun jugor, diplomati gjerman ka thëhë se BE dhe Gjermania i kanë kërkuar Greqisë që të sillet miqësisht me Maqedoninë për problemet bilaterale.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
