Botë
Berlin, vendet themeluese të BE-së nuk heqim dorë nga unioni
25.06.2016 17:36
Bashkimi Evropjan ështe akoma projekti i vetëm i suksesshëm I sigurisë dhe paqes. Kështu kanë konkluduar Minsitrat e Jashtëm të Gjermnaisë....

Francës, Italisë, Belgjikës Holandës dhe Luksemnburgut, në takimin urgjent në Berlin, pas rezultateteve të referenndumit të Britanisë së Madhe për dalje nga BE.
Ndërkaq, diplomatët porositën Britaninë e Madhe që sa më parë t’i fillojë bisedimet për daljen ng BE, me qëllim që t’i ikin zbraztirave politike.
“E dimë se Britania e Madhe tashmë është e fokusuar vetëm më vetveten por përgjegjësia e Londrës është e madhe dhe vazhdon më tutje. Ne tash duhet të ballafaqohemi me të ardhmen e BE-së ndërs Britania ti fillojë negociatat për dalja nga Bashkësia. Tash është koha të shqyrtojmë rezlutatet konkrete”, tha Frank Walter Steinmeier, Ministër i Jashtëm Gjerman.
Dalja e Britanisë së Madhe nga BE nënkupton një faqe të re për Bashkimit Evropjan. Bashkimi Evropjan duhet të ballafaqohet dhe të vazhdoj më tutje, ka thënë minsitri i jashtëm holandez, Bert Kunders.
“Nuk mund të sillemi si me avazin e vjetër. Gjithcka që nevojitet është që të vazhdojmë më tutje dhe pikërisht për këtë arsye ky takim është i rëndësishëm”, tha Bert Koenders, Minisër i jashtëm Holandez.
Temë diskutitmi e kryediplomatëve evropjan kanë qenë edhe konceptet dhe hapat që duhet t’i ndërmerr BE-ja, me qëllim të parandalimit të referendumeve në disa vende tjera, ku partitë nacionaliste kanë paralajmëruar një gjë të tillë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
