Maqedoni

Gruevski: LSDM pengon tejkalimin e krizës

25.06.2016 17:42

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në fjalimin e tij me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Unionit të të rinjve të VMRO-së...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në fjalimin e tij me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Unionit të të rinjve të VMRO-së ka akuzuar LSDM-në se përveç që ka shkaktuar krizën politike, ajo pengon edhe tejkalimin e saj.
 
Ai me këtë rast tha se partia e tij në zgjedhjet e radhës do të dal fituese. Sipas tij sa më shpejt të mbahen zgjedhjet aq më mirë do të jetë për Maqedoninë.
 
“Shumica e qytetarëve duan që kriza të përfundojë sa më shpejt me zgjedhje. Populli është i vetëdijshëm se në çfar e ka futur vendin LSDM-ja dhe se qëllimi i saj nuk është liria dhe demokracia por marrje të pushtetit në mënyrë të pistë”, thaNikolla Gruevki, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Gruevski gjithashtu akuzoi LSDM-në për ngecje në zhvillimin ekonomik.
 
“LSDM vlerëson se sa më shumë të shkaktohet dëm mbi ekonominë, kjo do të shkojë në favor të tyre, në kuptimin se njerëzit do të mendojnë se përnjëherë kemi harruar se si të bëjmë ekonominë  ashtu siç e kemi bërë  dhe kinse duhet që tani ata t’i zgjedhin në zgjedhjet e radhës. Dëme veç ka. Edhe pse ia dolëm që të mbajmë ekonominë me një rritje stabile, është fakt se pa këtë krizë të imponuar artificiale, rritja e ekonomisë do të ishte më e madhe”, shtoi Gruevki.
 
Maqedonia do t’i jap fund kësaj krize politike, zgjedhje do të ketë, kurse besimin përsëri do ta firojë VMRO-DPMNE-ja”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
NAIM RAMADANI