Maqedoni
Ribalanci i buxhetit, pushteti dhe opozita akuzojnë njëra tjetrën
25.06.2016 17:49
Rebalanci i buxhetit është dështues dhe nuk do të sjellë as një përparim në ekonominë vendore...

Ky është qëndrimi i LSDM-së pas paraqitjes së propozim-rebalancit të buxhetit nga ministri Kiril Minovski.
Opozita e këshilloi ministrin e ri të financave të ulet dhe ta shqyrtojë mirë rebalancin e buxhetit që të shoh nëse investimet kapitale nga fillimi i viti kanë realizim prej 16% dhe janë për 20 milio euro më pak në krahasim me vitin e kaluar.
Nga LSDM-ja thonë se ky shkurtim i projekteve kapitale dhe rritja e normave të interesit nga BPRM-ja e çojnë ekonominë në rrezik të recesionit dhe rritjes për më pak se 1%. Kjo sipas LSDM-së do të thotë se do të kemi nivel më të lartë në histori të deficitit buxhetor prej 4.3%.
Nga partia në pushtet u përgjigjen se kuadrot e LSDM-së si ish zv/ministri plotësues i financave Kire Naumov, janë ata që nuk kanë njohuri në ekonomi dhe gjithmonë kanë vepruar në drejtim të dëmtimit të ekonomisë së Maqedonisë. Nëse Kire Naumov e njihte ekonominë dhe euroobligacioni lëshohej në shumën e paraparë në dhjetor, shteti do të vinte tek mjetet plotësuese në kushte shumë më të volitshme.
Por edhe Kire Naumov si dhe të gjithë në LSDM me tentimet e tyre për bllokim të funksionimit normal të Maqedonisë kanë bërë vetëm dëm. Me krijimin e krizës politike dhe ikjen e LSDM-së nga zgjedhjet pamundësohet realizimi i investimeve kapitale.
