Botë
Kaliforni, zjarr i fuqishëm, humbin jetën dy persona
25.06.2016 18:38
Një zjarr vdekjeprurës I ndihmuar nga era e thatë përfshiu malet e Kalifornisë qendrore dhe I cili I dha shumë pak kohë...

Një zjarr vdekjeprurës I ndihmuar nga era e thatë përfshiu malet e Kalifornisë qendrore dhe I cili I dha shumë pak kohë banorëve të braktisin shtëpitë e tyre derisa flakët kapluan dhjetëra shtëpi në rrafsh, tanket e propanit shpërthyen ndërsa tymi errësoi vendin dhe vështirësoi sigurinë.
Dy përsona të moshuar pësuan në këtë tragjedi duke u munduar të ikin nga flakët e zajrrit ata gjetën vdekjen nga ngulfatja të cilën ia shkaktoi tymi jashtë shtëpisë së tyre. Trupat e tyre u gjetën në afërsi të Lumit Isabella.
“Kamë parë shumë shkatërrime por jo si kjo. E kam lutur Zotin vetëm të më jep forcë të luftoj zjarrin dhe shpëtoj shtëpinë”, tha Daures Stephens, banor.
“Ka aq shumë njerëz në këtë bllok të cilët janë vetëm dhe kanë humbur shtëpitë e tyre, kanë humbur cdo gjë”, tha Michael Sullivan, banor.
Guvernatori Broën ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qarkun Kern, dhe eshtë duke u munduar të marrë fonde për riparimin e dëmeve.
Më shumë se 30 mijë akra janë djegur ndërsa rreth 100 struktura ndërtimore, përfshirë shtëpi, janë shkatërruar.
Zjarri I cili doli jashtë kontrolli dhe u përhap shumë shpejt përfshiu 47 kilometra katrorë sipërfaqe në lagje të banuara si dhe detyroi mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.
