Botë
Politikani britanik pranon se gënjeu gjatë fushatës për Brexit
25.06.2016 20:40
Gjatë fushatës për daljen e Britanisë nga BE-ja, një nga politikanët më aktivë të Brexit, Nigel Farage...

Gjatë fushatës për daljen e Britanisë nga BE-ja, një nga politikanët më aktivë të Brexit, Nigel Farage, premtoi se 350 milionë paund që shkojnë aktualisht në fondet e Bashkimit Evropian do të shkonin për sistemin shëndetësor në vend.
Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ai mohoi të kishte bërë një premtim të tillë. Ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, ai tha se kishte bërë gabim me këtë premtim.
“Jo, unë nuk mund të garantojë atë (shumën), dhe unë kurrë nuk do të kisha bërë këtë premtim. Kjo ishte një nga gabimet që unë mendoj se bëra gjatë fushatës”, tha ai.
