Maqedoni

MPB ka nevojë për punësime të reja, Nuhiu: Përfaqësim i drejtë në të gjitha strukturat

26.06.2016 15:55

Ministria e Punëve të Brendshme planifikon që këtë vit të hap konkurs të ri për punësim...

Zëvendes ministri i brendshëm, Agim Nuhiu për TVM-2 tha se, në këtë periudhë MPB  po bën përgatitjet për konkursin, dhe shumë shpejt  do të duhen të përcaktohet numri i i kandidatëve, vendet e punësimit dhe kushtet për konkurim. 
 
“Kemi vlersuar se MPB ka nevojë për punsime të reja në të gjitha strukturat heterogjene të ministrisë dhe për jemi në fazë të finalizimit të kësaj iniciative. Shpresojë që do të ketë konkurs për pranime të reja në strukturat e MPB-së, normalisht që ky konkurs nëse realizohet në një të ardhme të afërt do të jetë transparent dhe objektiv sepse do duhet të shpallet konkursi. Nuk mund të flas për numrin e punsimeve që do duhet të inkuadrohen në MPB por do të kisha vlersuar nevojën  për implementimin e parimit të përfaqësimit të drejt dhe adekuat si vlerë kushtetuese në vend, duke marr parasysh se ne do të kërkojmë përfaqësim të drejtë dhe adekuat në të gjitha strukturët e heterogjene të MBP-së këtu kam parasysh byron për Sigurinë Publike dhe Drejtorin për Sigurim dhe Kundërzbulim”, tha Agim Nuhiu, Zv/ ministër i punëve të brendëshme. 
 
Nuhiu thotë se MBP gjithashtu punon për ti sistemuar edhe kandidatët të cilat në konkurset e kaluara, të cilët  janë pajisur me çertifikatë për stërvitje por që nuk kanë arritur të grumbullojnë pikat  e duhura për tu punësuar në MPB.  
                                                                                                            
“Me ardhjen time këtu kam marr informacione për fatin e 22 kandidatëve shqiptarë të cilat nuk arritur ti grumbullojnë pikat e duhura në raport me konkuruesit e tjerë . Megjithatë ata kanë kryer stërvitjen në Qendrën Stërvitore dhe janë pajisur me çertifikatë por çdo themellimi  i marrëdhënies së punës në MPB është e lidhur me pëlqime finaciare. Në këtë drejtim kam ngritur çështjen për ripërtërirjes së kërkesës deri tek Ministria e Financave që të mund të sigurojmë pëlqime të reja finaciare”, shtoi Nuhiu.
 
Sipas të dhënave që ka Nuhiu, përfaqësimi i shqiptarëve në Byron Publike është rreth 20 përqind, ndërsa në strukturët që përmbëjnë Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim përfaqësimi i shqiptarëve është rreth 12 përqind.   
 
REXHEP QAMILI