Maqedoni

Ulja e çmimit të energjisë elektrike, pritet vendimi i komisionit rregullator

26.06.2016 15:58

Si pasojë e uljes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar me mbi 10%, pritet që edhe Komisioni rregullator për energjitikë, në korrik të ridefinojë çmimin e energjisë elektrike...

Aktualisht çmimi për kilovat orë është 4,5 denarë. Në bursat botërore 1 megavat ka kohë që kushton 25 – 30 euro, dhe dimri i butë ndikoi në uljen e kostos së shpenzimeve të kompanive energjetike.
 
Qytetarët presin vendimin për uljen e cmimit të energjisë elektrike, pasi thonë që aktualisht nuk I paguajnë dot faturat që ende janë të larta edhe pse muajt e nxehtë ka kohë që kanë filluar.
 
“Paguajmë fatura të larta, për qytetarët që jetojn ketu në Shkup faturat janë tepër  të larta, nuk e di si arrijnë ti paguajnë, patjeter duhet të ulen, çmimet ketu në krahasim me vendet Evropiane janë tepër të larta, shpresoj që në të ardhmen të kujtojnë pak për popullin”…
“Paguajmë fatura të larta dhe nuk dua të diskutoj, edhe janë të shtrejntë edhe vjedhin”…
“Unë nuk paguaj se nuk mundem, por faturat vijnë të larta, çmimet duhet të ulen simbas standardeve ketu, papunësi e madhe, rrogat e vogla me siguri çmimet duhet të ulen se çmimet janë si ne Europë ndërsa standardi është më i ulët këtu”, tanë qytetarët e anketuar.
 
Në korrik të 2012, cmimi I energjisë elektrike u rrit për 10 %  dhe u hoq edhe tarifa e lirë, që ishte një goditje e madhe për buxhetin, edhe ashtu të varfër të qytetarëve.
 
Një vit më vonë, erdhi një ulje e çmimit për 4,4 % dhe qytetarët presin se sa do të jetë lirimi i radhës.
 
Ende nuk dihet vendimi I rregullatorëve pasi edhe vitin e kaluar, kur pritej ulje më e madhe, Komisioni vendosi vetëm për për një ulje simbolike prej 0.33%.
 
GAZMEND KURTISHI