Ekonomi
Zoran Zaev: Të gatshëm për zgjedhje, fokusi në ekonomi
26.06.2016 16:00
Kreu i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për “Radio Evropa e lirë”, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje...

Për këtë qëllim LSDM-ë ka miratuar programin zgjedhor i cili kryesisht ka të bëjë me ekonominë, dhe në hapjen e vendeve të reja të punës ka deklaruar Zaev.
“Rreth 65 për qind e këtij materiali është ekonomia. Detyra kryesore janë vendet e punës edhe atë kualitative. Paga mesatare të jetë mbi 500 euro. Paratë t’i kthejmë përsëri tek qytetarët. Si socialdemokratë dhe të majtë ne besojmë se do të bëhet shteti nëse njerëzit kanë para. Kjo do të sigurojë fiksimin e tyre këtu në Maqedoni, ta ndalojmë migrimin dhe dhashtë Zoti t’i kthejmë të rinjtë tanë që janë larguar. Si do ta bëjmë atë? Direkt duke përdorur resurset vendase. Disa pyesin nëse është e mundur kjo, shteti është në borxhe të thella dhe të ngjashme. Nga shteti janë vjedhur 400 milionë euro në vit. Vetëm kjo të mbetet në shtet është potencial i fortë edhe për kthimin e kredive, si dhe për dimensionet e zhvillimit të shoqërisë sonë”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.
Ai thekson se zgjedhje të lira dhe të besueshme mund të ketë vetëm nëse plotësohen dy kushtet e marrëveshjes së Përzhinos, edhe atë pastrimi i Regjistrit të zgjedhësve dhe rregullimi i mediave.
Lideri i LSDM-së ka folur edhe për Marrveshjen e Përzhinës për të cilën ka thënë se nuk do të dështojë ndërsa nga Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që të deklarohet për kushtetueshmërinë e Prokurorisë Speciale Pupblike, para fillimit të pushimeve verore.
NAIM RAMADANI
