Maqedoni

Reagimi i VMRO- DPMNE-së: LSDM nuk ka çka ti ofroj popullit, do të humbë

26.06.2016 17:00

I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO – DPMNE –së ndaj intervistes së Kreut të LSDM-së Zoran Zaev...

Sipas kësaj partie populli e njeh shumë mirë Zoran Zaevin, "kriminelin që promovonte idenë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, si gjuhë të dytë. Zaev dha edhe një intervistë të zbrazët dhe konfuze duke e nënvlerësuar popullin”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE në intervistën e dhënë të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
 
 
Nga aty thonë se LSDM nuk ka cfarë t’i ofrojë popullit përveç destruksioneve dhe vazhdimin e krizës.
 
"LSDM nuk mund të ikë përgjithmonë nga zgjedhjet.Herët apo vonë do të ballafaqohen me popullin dhe do të pësojë humbje fatale", thuhet mes tjerash në reagimin e partisë në pushtet.