Maqedoni

Numri i madh i vdekjeve të foshnjave, klinika e gjinekologjisë, e demanton, përplasje mes LSDM dhe VMRO

26.06.2016 17:11

Lidhur me publikimin e informacioneve nga gazeta Fokus se në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, për gjashtë muaj kanë vdekur 80 foshnje ndërsa 20 prej tyre...

Lidhur me publikimin e informacioneve  nga gazeta Fokus se në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, për gjashtë muaj kanë vdekur 80 foshnje ndërsa 20 prej tyre, vetëm në dy javët e fundit, kanë reaguar nga Klinika Gjinekologjike Akusherike e cila  bën të ditur se shifrat që dalin nga kjo klinikë në publik nuk janë të vërteta dhe  keqinterpretohen.
 
“Është shumë keq kur nxirren nga kontesti numra të caktuara. Shifrat që prezantohenm duhet të jenë eksplicite në bazë të përpunimit statistikor njëvjeçar ose disavjeçar. Vdekshmëria e bebeve është zvogëluar në 8,5 në vitin 2015 në krahasim me 13 për qind në vitin 2013. Nuk fshehin asgjë nga opinioni dhe se nuk e di në bazë të kujt është bërë kjo statistikë”, tha Dragan Tanturovski,  Drejtues i repartit onkologjik.
 
Snezhana Jancevska drejtuese e repartit  thekson se në klinikë të gjitha foshnjet kanë vëmendje të veçantë  dhe ndodh që ndonjëherë të punohet edhe mbi kapacitetet që posedojnë. Në këtë klinikë sipas saj transferohen të gjitha rastet urgjente për shka se ky repart posedon kushtet për përkujdes intenziv neonatal dhe terapi.
 
Ndërkohë nga LSDM thonë se kjo sutuatë paraqet gjendje alarmante për Maqedoninë dhe ardhmërinë e vendit dhe kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqjen e ministrit.
 
“Sot kur qytetarët shpërngulen masovikisht nga shteti, me këtë na ulet edhe numri I popullsisë. Maqedonia ende nuk mund t’a mbrojë gjeneratën e ardhshme. Këto janë pasojat nga politikat kriminele të këtij pushteti”, tha Angelço Andonovski, nga LSDM.
 
Ndaj akuzave të LSDM-së ka reaguar VMRO-DPMNE, ku theksohet se pretendimet e kësaj partie, dhe siç thonë të mediave të kontrolluara të tyre nuk janë të sakta. 
 
“Edhe një herë do të rikujtojmë se LSDM-ja nuk ka të drejtë të hapë gojën për shëndetin në Maqedoni, të cilin e la vetëm me një aparat për Tomografi të kompjuterizuar për tërë shtetin dhe listat e mëdha të pritjes, dhe sot në shtet kemi 18 pajisje të tilla dhe shërbimin e marrin banorët në vendin e tyre të banimit", thanë nga VMRO-DPMNE.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU