Maqedoni

Server: Dalja e Britanisë së Madhe nga BE lajm i keq për vetë Britaninë, Amerikën, dhe Be-në

26.06.2016 17:28

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE është lajm i keq për vetë Britaninë, Amerikën, dhe BE-në. Vendet ballkanike do të përjetojnë momente të rënda afatshkurte dhe afatgjate, pas vendimit të Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropjan...

Kështu ka deklaruar analisti politik Daniel Server, i cili mendon se kjo tronditje e BE-së i hap rrugën fuqive të tjera, me theks të veçanti Rusisë për të rritur ndikim e vet në Ballkan.
 
"Ai rajon varet shumë nga tregtia dhe investimi evropian dhe më me rëndësi është aty edhe ndikimi politik. Brexit do t’a hap portën për rritjen e ndikimit rus. Vladimir Putin sigurisht se do ti rris trysnitë në Serbi, Republikën Srpska dhe në Maqedoni, që t i zhvendos apo ti kthejë prej rrugës së BE-së dhe NATO –s", ka theksuar  analisti politik amerikan, Daniel Server.
 
Me largimin e Britanisë së Madhe nga BE humbje do të ketë edhe SHBA, por këtu partiakisht do të ketë humbje Partia Demokratike, ka thënë Server, duke komentuar pozicionin e Washingtonit për vendimin e popullatës së Britanisë së Madhe  për të mos mbetet anëtare fuqiplote e Bashkimit Evropian.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU