Maqedoni

Në rrugën Veles – Liqeni i Rinisë lëndohen 7 persona

26.06.2016 17:38

Nëntë persona, u lënduan në aksidentin në rrugën lokale Liqeni Mladost – Veles....

Sipas SPB Veles, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 në rrugën drejt greminës, ku u përplasën dy automjete.
 
Të plagosurit ishin të moshës 30 dhe 20 vjet, dhe ka një grua 40-vjeçare. Informacionet e fundit tregojnë se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut dhe qëndrojnë për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm Veles.
 
Ekipet SPB-së Veles menjëherë pas aksidentit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
 
Nga Lidhja auto-moto njoftojnë se trafiku nga ora 14:15 është normalizuar, pasi pas mesditës u ndërpre për shkak të aksidentit.