Maqedoni
Dita ndërkombëtare kundër torturësë, avokati i popullit: Nevoitet luftë e vazhdueshme
26.06.2016 17:47
Me rastin e ditës ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave nga tortura, 26 qershori kujtohet si dita kur shënohet angazhimi...

Me rastin e ditës ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave nga tortura, 26 qershori kujtohet si dita kur shënohet angazhimi për hulumtim sa më efikas të të gjitha formave të mundura të llojit të tillë të shkeljes së të drejtave të njeriut.
Kështu shkruan ne letrën e lëshuar nga avokati i popullit Ixhet Mehmeti për nder dhe respekt të kësaj dite.
Pikërisht në këtë ditë, siç shton ai, vendoset theks në nevojën nga lufta e vazhdueshme kundër torturës dhe veprimeve tjera të ashpra, jonjerëzore e nënçmuese, sepse e njëjta është ablsolutisht e ndaluar dhe e palejuar.
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave nga tortura, me porosi u prononcua edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, i cili publikisht porositi se: “E drejta është si kristal e qartë, tortura asnjëherë nuk duhet të zbatohet, në asnjë kohë dhe nën asnjë rrethanë, përfshirë edhe periudhën kur ekziston konflikt apo kur siguria kombëtare është në rrezik".
"Shprehim solidarizim dhe mbështetje për qindra mijëra viktima të torturës dhe familjeve të tyre nëpër botë. Tortura nuk don të thotë vetëm përgjegjësi individuale e kryerësve përmes ndëshkimit efikas, por edhe përgjegjësi e shoqërisë për mbështetje efektive dhe të vazhdueshme të viktimave të torturës, si dhe ndërmarrjen e masave për reduktimin e kësaj dukurie në të ardhmen", theksohet në letrën me shkrim të Avokatit të Popullit, Ixhet Mehmeti.
Në kontekst të ditës për mbështetjen e viktimave nga tortura, këtë vit mbushen 10 vite që kur Maqedonia u bë nënshkruese e Protokollit fakultativ e Konventës kundër torturës dhe llojit tjetër të veprimit të ashpër.
NERMIN MMULAKI FEJZULLAHU
