Maqedoni

Paradite mot me diell, pasdite jostabil me reshje të shiut dhe bubullima

27.06.2016 10:09

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite, mot i ndryshueshëm dhe jostabil...

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite, mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëviz prej 12 deri 20 gradë, ndërsa ajo ditore më e lartë në interval prej 27 deri 35 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëviz prej 19 deri 34 gradë.
 
Të martën në orët e paradites moti do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Do të fryejë erë mesatare veriore, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore, posaçërisht të martën. Nga  e dita e enjte pritet mot kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturës ditore./mia