Maqedoni

Një delegacion i AP të NATO-s në takime në Kuvend

27.06.2016 10:24

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare (AP) të NATO-s nga Nënkomiteti për mbrojtje transatlantike...

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare (AP) të NATO-s nga Nënkomiteti për mbrojtje transatlantike dhe bashkëpunim në sferën e sigurisë dhe nga Nënkomiteti për qeverisje demokratike të Republikës së Maqedonisë sot do të ketë takim me Ermira Memetin, shefe e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të NATO-s, anëtarët e zëvendësanëtarët.
 
Siç u paralajmërua, anëtarët e delegacionit të PS-së të NATO-s nga Nënkomiteti për mbrojtje transatlantike dhe bashkëpunim në sferën e sigurisë do të ketë takim edhe me Sasho Aqimoskin, kryetarin e Komisionit për mbrojtje dhe siguri pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët e komisionit./mia