Gjashtë persona e kanë humbur jetën në sulm terrorist në Liban

27.06.2016 10:31

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe 19 janë lënduar në Liban...

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën dhe 19 janë lënduar në Liban, pasi sulmues vetvrasës janë hedhur në erë në një fshat në luginën Beka në kufirin me Sirinë.
 
Mes të lënduarve janë edhe edhe tre ushtarë libanezë. Të vrarët janë civilë. Sulmin, sipas televizionit Al Manar e kanë kryer katër sulmues vetvrasës me bomba.
 
Tani për tani nuk është e qartë se kush është përgjegjës për sulmin. Libani disa herë ka qenë skenë e sulmeve të lidhura me luftën në Siri./mia