Botë

Zjarr i madh pyjor në veri të Athinës

27.06.2016 10:39

Zjarri i madh që shpërtheu të shtunën në mbrëmje në pyllin në Dervenohoria, në veri të Athinës...

Zjarri i madh që shpërtheu të shtunën në mbrëmje  në pyllin në Dervenohoria, në veri të Athinës, u nda në dy fronte, që në masë të madhe ua vështirësoi punën zjarrëfikësve, kumtuan mbrëmë autoritetet greke.
 
Siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, rajoni i cili digjet është shumë i paqasshëm, me lugina të thella dhe terrene shkëmbore që shkaktoi zjarri të përhapet dhe të ndahet në dy fronte, prej të cilave njëri në jugperëndim drejt qytetit Magula në Atikë, është i paqasshëm  përmes tokës dhe mund t'i afrohen vetëm nga ajri. Nga ana tjetër zjarri përhapet në lindje drejt pyllit Parnita.
 
Njëri nga kanaderët që e shuajnë zjarrin, për shkaqe teknike mbrëmë është dashur detyrimisht të zbresë, por asnjëri nga dy pilotët nuk janë lënduar, kumtoi shërbimi i zjarrëfikësve.
 
Autoritetet shprehën brengë se gjatë natës fronti jugperëndimor i zjarrit mund të përhapet dhe të jetë jashtë kontrollit, duke marrë parasysh se kanaderët  nuk fluturojnë në mbrëmje për shkak të dukshmërisë së kufizuar.
 
Zjarri veçmë shkatërroi sipërfaqe të mëdha pyjore. Ky rajon ishte shkatërruar nga zjarri i madh edhe më 28 qershor të vitit 2007./mia