Botë

Pesë persona janë therrë me thikë në Sakramento

27.06.2016 11:08

Të paktën pesë persona janë therrë me thikë para Kapitollit në Sakramento, në Kaliforni...

Të paktën pesë persona janë therrë me thikë para Kapitollit në Sakramento, në Kaliforni, gjatë përleshjeve të cilat kanë shpërthyer gjatë një tubimi të aktivistëve të ultra djathtistëve dhe pjesëmarrësve në kundërprotestë.
 
Përleshje kanë shpërthyer mes ithtarëve të Partisë Punëtore Tradicionale, e cila shpesh përshkruhet si grup neonazist, dhe pjesëmarrësve në kundërprotestë nga lëvizja antifashiste Antifa.
 
Mediat njoftuan se pesë persona u lënduan, ndërsa disa prej tyre kanë qenë në gjendje kritike.
 
Policia ka shfrytëzuar edhe gaz lotsjellës që t'i shpërndajnë protestuesit./mia