Botë

Rreth 100 migrantë dhe refugjatë kanë arritur në Greqi në 24 orët e fundit

27.06.2016 11:50

Gjithsej 97 migrantë dhe refugjatë kanë arritur në ishujt grek në 24 orët e fundit, njoftuan sot autoritetet...

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, shumica prej tyre, 43 persona, kanë arritur në ishullin Samos.
 
Në ishujt në pjesën veriore të Detit Egje për momentin ka 6.641 refugjatë dhe migrantë, njoftoi Trupi koordinues për ballafaqim me krizën e refugjatëve./mia