DIBRA

5 ambasadorë vizitojnë Dibrën

28.03.2014 19:38

Kreu i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, sot ka pritur ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë, Serbisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës, të akredituar në Republikën e Maqedonisë…….

Kreu i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, sot ka pritur ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë, Serbisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës, të akredituar në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë takimit me ambasadorët, kreu i Dibrës tha se  “Dibra është e nderuar sot, ata ne i falënderojmë që përveç njohurive të përgjithshme që kanë për Republikën e Maqedonisë, janë të interesuar të shohin edhe Dibrën, zhvillimin e saj ekonomik, kulturor”, theksoi Lata.

Përkrah takimit që bënë 5 ambasadorët  në komunë, ata vizituan fabrikën e përpunimit të gjipsit “Knauf-Radika” dhe banjën e Dibrës “Capa”. (Atli Dema, TVM2)