Maqedoni

Kuvend, debatohen ligjet nga projekti “Maqedonia punëson 2”

27.06.2016 12:15

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mban sot seancën e 107-të, ku po diskutohen ligjet që kanë të bëjnë me projektin "Maqedonia punëson 2"...

Më saktë sot diskutohet për propozim¬-ndryshimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor dhe Ligjin për sigurim shëndetësor.

Para deputetëve në këtë seancë janë edhe propozimi i ligjit për plotësim të Ligjit për furnizimet publike, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, ndryshimet e Ligjit për policinë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndët e papërpunuara minerale, të gjitha në procedurë të shkurtuar.