“Revolucioni shumëngjyrësh”: protesta për drejtësinë është nën kërcënim
“Revolucioni shumëngjyrësh” do të vazhdojë edhe sot protestën në mbrojtje të Prokurorisë Speciale Publike...

“Revolucioni shumëngjyrësh” do të vazhdojë edhe sot protestën në mbrojtje të Prokurorisë Speciale Publike.
“Lufta për drejtësi vazhdon. Po kyçemi në zgjidhjen e krizës”,- thuhet në paralajmërimin e Lëvizjes “Protestoj”.
Protestuesit vlerësojnë se drejtësia në Maqedoni është nën kërcënim dhe se Gjykata Kushtetuese është nën kthetrat e partisë në pushtet.
“Gruevski dhe Ivanov kërcënojnë qytetarët. Qeveria dëshiron të bisedojë fshehtas. Nuk dëshiron të dëgjojë mendimin e qytetarëve. Lufta për drejtësi vazhdon! Krimi nuk duhet të kalojë para syve tanë dhe të qytetarëve”,- thuhet në njoftimin për protestën që do të fillojë në orarin e zakonshëm, në orën 19:00.
