Zgjedhjet në UKIM, studentët bllokojnë Rektoratin
Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” mbahen sot zgjedhjet për rektorin e ri...

Që në mëngjes procesi ka filluar i nxehtë. Studentët kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit për të punësuarit dhe rektorin aktual, Velimir Stojkovski, duke iu pamundësuar atyre të marrin pjesë në fillimin e procesit që ishte paraparë për në orën 10.
Studentët thonë se janë të vendosur dhe se nuk do të shkojnë deri sa zëri i tyre nuk dëgjohet.
“Ne filluam me bllokadë të Rektoratit, si mënyrë e vetme për ta bojkotuar zgjedhjen ilegale dhe jolegjitime të rektorit të ri. Këtë po e bëjmë për shkak të studentëve të korruptuar që janë përfaqësues të Senatit. Eja bashkangjitu!”,- kanë shkruar nga Plenumi Studentor në Facebook.
Sot duhet të vendoset se kush do të jetë rektor i ri i UKM-së, ndërkohë gara zhvillohet në mes rektorit aktual, Nena Novkovski, dhe dekanit të Fakultetit të Makinerisë, Nikola Jankulovski.
Studentët protestojnë kundër mënyrës së votimit. Në zgjedhje, të drejtë vote kanë 10 përfaqësues të studentëve nga Parlamenti Studentor i UKM-së, për të cilët Plenumi Studentor thotë se janë jolegjitim.
