Maqedoni
Rektor i ri profesori, Nikolla Jankullovska, Plenumi Studentor: zgjedhjet janë jolegjitime
27.06.2016 18:30
Edhe pse Plenumi Studentor për disa orë ka bllokuar hyrjen kryesore të Rektoratit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”...

Edhe pse Plenumi Studentor për disa orë ka bllokuar hyrjen kryesore të Rektoratit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” për mosmbajtjen e zgjedhjeve për rektor të ri, këto zgjedhje u realizuan, tani më rektori i ri i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” është zgjedhur profesori, njëherit dhe dekan në Fakultetit e Mjekësisë, Nikolla Jankullovski, me 43 vota.
Katër përfaqësuesve të Plenumit Studentor u është lejuar që të marrin pjesë në seancë për zgjedhjen e rektorit të ri.
Por, nga Plenumi Studentor thonë se për zgjedhjen e rektorit të ri të drejtë vote duhet të kenë 10 përfaqësues nga Parlamenti Studentor i UShKM-së për të cilët Plenumi i Studentëve pretendon se është jolegjitime.
“Në këtë seancë do të zgjidhet rektori i ri dhe do të sillni vendime me votat e përfaqësuesve të paligjshëm të studentëve. E gjithë kjo do të shkaktojë pasoja serioze ligjore, sepse të gjitha vendimet e marra të senatit mund të kontestohen para ligjit, sepse marrin pjesë anëtarë jolegjitim”,- deklaroi Aleksandra Zhivkoviq nga Plenumi Studentor.
Përfaqësuesit e Plenumit Studentor e lëshuan seancën e Rektoratit pasi që ia morën fjalën dhe ia ç’kyçën mikrofonat kur u ngritën kundër vendimit të Komisionit për verifikimin e Senatit që t`i verifikojë dhjetë përfaqësuesit e Parlamentit Studentor.
Plenumi Studentor kontestoi me ish rektorin, Velimir Stojkovski, për këtë vendim të Komisionit. Rektori vërtetoi se ligjërisht nuk ka kompetenca për të intervenuar në zgjedhjet e përfaqësuesve studentorë.
“Unë nuk e shoh të arsyeshme se pas pikës së dytë për zgjedhjen e rektorit te ri të kthehemi në pikën e parë për legjitimitetin e studentëve. Atë qe e ka bërë Komisioni, i ka marrë parasysh të gjitha faktet dhe argumentet të cilat ju i keni dorëzuar dokumentacionet në Parlamentin Studentor dhe ka vendosur ashtu si ka vendosur. Nuk e di cili është qëllimi që të debatohet për këtë çështje. Por, ne mund të formojmë Komision që do të merret me organizimet studentore ku edhe ju do të merrni pjesë dhe të mund të ndryshohet statusi. Gjithashtu për verifikimin e mandateve nuk është nën kompetencat e universitetit, por të organeve hetuese”,- theksoi ish rektori, Velimir Stojkovski.
Zgjedhjet për kryetar të Parlamentit Studentor janë caktuar të mbahen me 30 qershor, por Plenumi Studentor kërkon që këto zgjedhje të shtyhen në fund të muajit shtator dhe pas kësaj të mbahen zgjedhje për rektor të ri të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
REJHANE BUSHI-METAJ
