Botë

Kameron nuk do të kërkojë menjëherë largimin nga BE-ja

27.06.2016 19:04

Kryeministri në largim i Britanisë, David Kameron, ka thënë në parlament se aktualisht nuk do e kërkojnë largimin zyrtar nga BE-ja...

Duke iu drejtuar deputetëve për herë të parë prej referendumit të 23 qershorit, Kameron e ka bërë të qartë se fillimisht do e kërkojnë negocimin e një marrëdhënie të re me BE-në. 
 
Më 23 qershor, rreth 52 % e britanikëve kanë votuar për daljen e vendit të tyre prej Bashkimit Evropian.
 
Zyrtarë të BE-së po bëjnë presion që ky shtet tani të kërkojë zbatimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, veprim ky i nevojshëm kur një shtet dëshiron të largohet nga blloku i shteteve evropiane.
 
Mirëpo, kryeministri Kameron ka thënë se kjo varet tërësisht nga Londra, pasi edhe sipas rregullave të BE-së, futja në veprim e nenit 50 është tërësisht në duar të shtetit që dëshiron të largohet nga blloku evropian.