“Ecolog” dhe USAID, me fond të përbashkët për përkrahje të rinisë dhe grave në sipërmarrësi
Pas firmosjes së memorandumit për bashkëpunim, partneret në fjalë për të themeluar fondin, fillimisht dhanë kontribut me një donacion me vlerë prej 15 mijë dollarë amerikane……...

Kompania “Ecolog” nga Tetova dhe USAID, në kuadër të projektit për zgjerim të bizneseve të vogla, themeluan fondin e përbashkët për përkrahje të grave dhe të rinjve në sipërmarrje, që do të kontribuojë jo vetëm në rritjen e produktivitetit, por dhe ne hapjen e vendeve të reja të punës.
Pas firmosjes së memorandumit për bashkëpunim, partneret në fjalë për të themeluar fondin, fillimisht dhanë kontribut me një donacion me vlerë prej 15 mijë dollarë amerikane.
“Kjo marrëveshje, mbi të gjitha do të sjellë rezultate konkrete në zhvillimin e ekonomisë në rajonin e Pollogut. Nëpërmjet mekanizmave të caktuara, bashkëpunimi ynë pritet ta zbutë varfërinë dhe papunësinë dhe do t’i motivojë dhe kompanitë tjera që të ndjekin filozofinë e përgjithësisë shoqërore në biznes, sepse në instancë të fundit, ky model gjeneron efektet pozitive për zhvillim të qëndrueshëm të vet biznesit”, deklaroi pronari i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani.
Edhe ambasadori amerikan, Poll Volers, ka mirëpritur firmosjen e memorandumit.
“Ekologu investoi po aq mjete sa edhe USAID-i në këtë fond. Nëpërmjet përpilimit dhe zbatimit të strategjisë së përgjithshme korporative, shoqërore, e cila mbështet bizneset e vogla, “Ekolog” si dhe kompanitë më të mëdha të ngjashme me të, mund të formonjë imazhin ekonomik dhe të siguronjë jetë më cilësore për ata që gjenden në rrethinën e tyre”, - theksoi ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Pol Volers.
Kompania “Ecolog”, shpalosi sukseset e arritura dhe projektet e realizuara si në vend ashtu edhe në botë. Me ndihmën e USAID-it, bizneset kanë dyfishuar prodhimin e tyre dhe së bashku kanë krijuar 33 vende të reja pune. (Miftar Emini, TVM2)
